Wednesday, November 22, 2017

RUBRIKA: GRIMI PER CDO RAST KORREKTORI

RUBRIKA: GRIMI PER CDO RAST
KORREKTORI

Si të përzgjidhni ngjyrën e duhur?
Zakonisht mendohet se sa më i çelët të jetë korrektori, aq më mbulues do jetë. Në fakt korrektori duhet të përzgjidhet vetëm pak më i çelët se tonaliteti i lëkurës për të mos stonuar me të gjithë pamjen.

Përdorimi i syzeve?
Nëse syzet janë shumë të errëta, shmangni vijëzimin e zonës poshtë syrit në mënyrë që të keni një zonë më të çelët.

Nuk arrini ta përhapni në mënyrë uniforme produktin?
Pasi ta keni aplikuar korrektorin, tamponojeni lehtësisht me mollëzat e gishtrinjëve dhe më pas kaloni poshtë syve një prekje me pambuk.

A mund të aplikohet dhe mbi qepalla?
Nëse qepallat i keni në një ngjyrë të errët, mund ta aplikoni korrektorin edhe në këtë zonë.

A është e mundur të përdorim dhe produkte të tjera në vend të korrektorit?
Nëse rezultati i arrië e justifikon përdorimin, mund të përdorni si krem pudër të lëngshëm ose kremoy, ose dhe kremin pudër stick për të kryer efektin e korrektorit.

Korrektori normal a aplikohet dhe në zona të tjera të fytyrës?
Nëse fytyra ka zona të errëta, apo njolla, mund ta përdorni korrektorin edhe si luminues për të krijuar konturimin me dritëhijet e celëta dhe të errëta.

Korrektori duhet të aplikohet gjithmonë para aplikimit të grmit?
Me raste mund të përdoret edhe pas kremit pudër , por vetëm në ato raste ku doni të krijoni zonat e ndriçuara dhe jo në rastet kur doni të mbuloni zonat e errëta, njollat, aknet etj.

Pudra e thatë duhet të aplikohet direkt pas aplikimit të korrektorit??
Do ishte e mirë të shmangni aplikimin direkt mbi korrektor të pudrës së thatë, sidomos në fytyra që kanë zona dhe linja të ekspresivitetit. Pudra mund të aplikohet pas aplikimit dhe të kremit pudër për të fiksuar në total grimin tuaj.

Si veprohet në mbulimine syve të enjtur poshtë syve?
Në këtë rast duhet të përdorni dy tonalitete, më të errëtin në zonat e dukshme, dhe më të celëtin në zonat më të errëta.

No comments:

Post a Comment