Sunday, December 10, 2017

Fjalët e fundit të Steve Jobs...

Fjalët e fundit të Steve Jobs...
"Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.
Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.
Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.
Ndjekja non-stop e pasurisë, do t'ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta mar me vete. Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t'ju ndjekë, do t'ju shoqërojë dhe do t'ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.
Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? - "Shtrati i vdekjes"...
Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s'mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjehen sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur - "Jeta".
Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari - "Libri i jetës së shëndetshme". Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të 'mbylljes së perdeve'.
Ruaj si gjënë më të çmuardashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë...   Steve Jobs...

Thursday, November 30, 2017

SELECTIVE PROFESSIONAL eshte nje Brand Italian dhe operon ne te gjithe boten per produktet dhe sherbimet profesionale ne fushen e Kozmetikes.
BEAUTYLINE PROFESSIONAL eshte i vetmi distributor i autorizuar ne Shqiperi qe prej 20 vitesh.






 OG COSMETICS eshte nje ndermarje e cila prodhon te gjithe gamen e produkteve kozmetike. Produktet shiten ne SHBA, RUSI, BRITANI, AZI, dhe ne SHQIPERI  ku i vetmi distributor eskluziv eshte BEAUTYLINE. Maredhenia e BEAUTYLINE PROFESSIONAL me OG COSMETICS eshte e sukseshme prej me shume se 5 vitesh  ne tregun Shqiptar.





Tricobiotos është një kompani në prodhimin dhe tregtimin e produkteve kozmetike për kujdesin dhe bukurinë e flokëve.  Sot ajo është e pranishme në mbi 60 vende te botes.
BEAUTYLINE PROFESSIONAL eshte i vetmi distributor i autorizuar ne Shqiperi prej 20 vitesh.






DIFFITALIA GROUP eshte nje Brand Italian shume i suksesshem ne fushen e kozmetikes prej me shume se 40 vitesh
BEAUTYLINE PROFESSIONAL eshte i vetmi distributor i autorizuar ne Shqiperi per te gjithe gamen e produkteve professionale te Diffitalia Group





DEPILIA është nje marke e krijuar per te plotesuar kerkesat dhe nevojat e konsumatorit ne fushen e depilimit.
BEAUTYLINE PROFESSIONAL eshte i vetmi distributor i autorizuar ne Shqiperi prej shume vitesh.







Shampo per floke te dobet dhe te trajtuar

Shampo per floke te dobet dhe te trajtuar 
Me nje formule qe riparon floket , i kthen ato ne nje gjendje te shendetshme duke i dhene shkelqimin natyral.
Permban  ekstraktet e Bamboos

SHAMPO Caviar Sublime

Caviar Sublime
E pasuruar me ekstraktet e vezet e kaviarit te zi, ka veti antioksiduese, ushqen, hidraton, mbron flokët nga stresi i përditshëm, i jep shkëlqim dhe butesi

Mild color tech

Mild tech
Frymëzuar nga bukuria e natyrës, një linjë ngjyrosjeje për flokë delikate nga Selective Professional. Krijuar për të dhënë rezultate efektive, mahnitëse dhe shumë profesionale. Dizenjuar për parukierët dhe klientët të interesuar për formulën e produkteve dhe ndikimin e saj tek flokët.

Saturday, November 25, 2017

SHPEJTESIA VRET.....SENSIBILIZOHUNI #SHPERNDAJE

SHPEJTESIA VRET.....SENSIBILIZOHUNI

#SHPERNDAJE

me nje eksperjec prej 16 vjetesh ne treg esht perkushtuar totalosht bukuris femrore sepse te jesh e bukur te ka fal zoti te behesh e bukur esht e rendesishme se cfar perdor dhe ne garantoim se produktet tona jan te certefikuara nga parukjeret me te mir te evropes dhe nga ministria e shendetsis Laç & ✆ ‎+355682827657 Lezhë ✆ ‎+355692540440

me nje eksperjec prej 16 vjetesh ne treg esht perkushtuar totalosht bukuris femrore sepse te jesh e bukur te ka fal zoti te behesh e bukur esht e rendesishme se cfar perdor dhe ne garantoim se produktet tona jan te certefikuara nga parukjeret me te mir te evropes dhe nga ministria e shendetsis
Laç & ✆ ‎+355682827657
Lezhë ✆ ‎+355692540440

selektive professional Shampo Keratin Shampo për floke te thatë dhe të dëmtuara

selektive professional Shampo Keratin Shampo për floke te thatë dhe të dëmtuara dhe vitalitetin e tyre, duke i dhënë butësi, forca dhe drejtime të jetojnë me me gjate dhe me nje shkelqim për përdorim: Aplikoni ne flokët e lagura dhe sigorhuni qe te jete, përhapur në mënyrë të barabartë mbi të gjithë sipërfaqen dhe në të gjithë gjatësia e flokëve 1-2 minutave. Shpëlarje tërësisht , Rreth keratin 1000 ml keratinous Balsa mo keratin righenerues formula kondicioner flokët dhe kthen shkëlqim të mëndafshtë dhe për të theksuar flokët. Një pjesë e keratin mbush çdo flokët, ne strukturën. Flokët bëhet shumë lemuar dhe të rrezatojë një shkëlqim të shëndetshme. kondicioner heq elektrizimin e flokëve, dhe i bën flokët të manevrueshem lehte. Për të përdorur: Aplikoni ne floke të lagur lereni 3-5 minuta. Shpëlaj me ujë te vaket Mask për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht i mirë për flokët e thatë dhe të dëmtuara. Ai jep vitalitetin me keratin flokët aminoacide, ne nivelin molekulare

Horoskopi Ditor


Dashi

Ditë e mirë për dashurinë. Me Venusin në shenjën tuaj, çdo problem do të zgjidhet dhe ju do të qetësoheni. Ju jeni shumë në rregull tashmë dhe perspektivat e ardhshme janë pozitive. Beqarët mund të bëjnë takime të reja dhe interesante e disa prej tyre mund të gjejnë edhe dashurinë.


Demi

Kjo është një ditë e pasigurt, e cila kërkon një reflektim të gjatë për të kuptuar se cila mënyrë duhet zgjedhur për të lëvizur. Venusi mbron jetën tuaj sentimentale dhe favorizon sqarimin e disa situatave. Beqarët mund të bëjnë plane të reja për të joshur një person të veçantë.

 

Binjaket

Përpiquni për të sqaruar një çështje dashurie e cila nuk ju jep paqe. Kujdes nga një konfrontim me partnerin tuaj. Sot, personat e vetmuar do të jenë të papërmbajtshëm dhe do të shpresojnë për shumë mundësi të favorshme për të përmbushur dashurinë.


 

Gaforrja

Pasiguria dhe pakënaqësia juaj vazhdojnë që të mos krijojnë armëpushim. Lirojeni veten nga pasiguritë në qoftë se doni të jetoni të drejtën e jetës suaj të dashurisë. Për beqarët, sot do të jetë një ditë vendimtare, gjatë së cilës do të zbuloni se mund të llogarisni një mik shumë të dashur.



Luani

Diskutimet nuk sjellin asgjë të mirë, ju e dini këtë, kështu që bëni mirë ta zgjidhni një situatë të keqe. Ndonjëherë duhet të jeni të lumtur dhe t’i duroni të metat e partnerit tuaj. Zemrat e vetmuara tani do të kenë mundësi të re për të mësuar në lidhje me një person shumë frymëzues.




Virgjeresha

Kjo nuk është koha e duhur për adresimin e çështjeve të ndjeshme emocionale. Përkundrazi, duhet të përpiqeni të rrethoni me kujdes një person të dashur i cili ju pret me padurim. Beqarët do të duhet të marrin parasysh këshillën e mirë të një miku që ka vlerësimin dhe respektin për ju.



Peshorja

Nëse doni një person të dashur, së bashku duhet që të shmangni keqkuptimet dhe të bisedoni me të, me zemër të hapur. Në çdo rast, shtyjini vendimet e vështira, kjo nuk është koha e duhur. Lajme të mira vijnë për beqarët, të cilët do të jenë në gjendje të krijojnë kuptueshmëri të mirë me një person të njohur kohët e fundit.


 

Akrepi

Sot ju do të jeni në një proces reflektimi, por gjithsesi dita do të jetë tërheqëse dhe zbavitëse me partnerin tuaj. Jini të hapur për dialog dhe spontanë me gjysmën tuaj. Beqarët mund të kenë aventura, por kjo nuk është ende koha e duhur për të gjetur një shok të shpirtit.




Shigjetari

Mos u ndikoni nga thashethemet dhe besimi tek partneri juaj. Sikundër, nuk duhet që të merrni dhe vendime që mund të prishin jetën tuaj. Takime të shkëlqyera për beqarët, të cilët do ta kalojnë ditën me një person interesant.




Bricjapi

Disa keqkuptime me partnerin tuaj do të shqetësojnë disponimin tuaj. Ndjenja të hutuara, teksa do vazhdoni që të vuani për familjen tuaj dhe ata rreth jush. Mos u demoralizoni. Sot, të vetmuarit do të përfshihen nga nxitimi dhe pritshmëria për një lajm të mirë që do të marrin.



Ujori

Pak humor i keq dhe tension i krijuar, mund ta prishë këtë ditë. Ju jeni në mosmarrëveshje me partnerin për shkak të një qëndrimi jo të sjellshëm të tij, por faleni. Beqarët do të duhet të shkëputen për të marrë disa ditë duke pushuar dhe u argëtuar.


Peshqit

Një ditë e veçantë kjo për të parashikuar plane të bukura për jetën tuaj sentimentale. Por kujdes, se nga ana tjetër, do të keni shumë shpenzime. Financat nuk po ecin siç duhet. Për beqarët, një ditë plot ngazëllim për takimin e një dashurie që ka ekzistuar dikur




Kjo shenjë e horoskopit bën çdo gjë, asgjë nuk është e pamundur për të

Për këtë shenjë asgjë nuk është e pamundur, çfarëdolloj gjëje qoftë, kjo shenjë më përkushtim, dashuri, qetësi, harmoni dhe me mendimin se gjithçka mund të bëhet iu arrin çfarëdolloj qëllimi.
Bëhet fjalë për Akrepin. Personat me shenjën e horoskopit Akrepi, janë shumë intensivë dhe jetojnë një jetë të ndezur. Ndodh që kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar, lëndohemi.
E nëse kjo e fundit ndodh, duhet të kujtojmë që “Akrepi” është shenja që e merr veten shpejt nga çdo situatë e pakëndshme. Ata janë “luftëtarët” e Zodiakut dhe qëllimi i tyre në jetë është të jenë triumfues në të gjitha fushat e jetës.
Ndryshe cilësohen si të uritur për pushtet, por për t’u ndjerë të lumtur në të gjitha aspektet e jetës, duhet të dinë të vendosin midis dashurisë për pushtet dhe vetë dashurisë në kuptimin e parë

Thursday, November 23, 2017

Horoskopi Ditor


Dashi

Jeni duke u marre me disa projekte paralele keshtu qe mos humbni vemendjen me gjera te tjera qe nuk jane ne interesin tuaj per momentin.


Demi

Nuk doni te hiqni dore nga planet qe keni bere per sot keshtu qe do te impenjoheni qe gjithcka te shkoje sipas variantit tuaj.


Binjaket

Neglizhimi I disa ceshtjeve praktike sot mund te vene ne rrezik gjithcka keni organizuar deri me tash. Duhet te sqaroni keqkuptimet.


Gaforrja

Nese zgjoheni heret sot do ta merrni diten me me optimizem dhe do te arrini te zgjidhni cdo problem qe mund tju dale perpara.


Luani

E rendesishme eshte te jeni vetvetja dhe kjo nuk do te thote te pershtateni me te tjeret dhe te mundoheni te ndryshoni karakterin tuaj.



Virgjeresha

Keni zgjedhur nje menyre disi te pazakonte veprimi dhe kjo nuk eshte ne natyren tuaj. Do te habisni personat prane jush.


 

Peshorja

Keni ndjekur nje keshille te gabuar qe ju dhane dhe tani jeni penduar. Ju ishit nisur ne mirebesim megjithese te tjeret perfituan.


Akrepi

Qellimet tuaja jane te dukshme nga te tjeret keshtu qe askush nuk do te zihet ne befasi nga ato qe mendoni ose beni.


 

Shigjetari

Vertet mund te keni gabuar ne te kaluaren por kjo nuk do te thote qe do te vazhdoni ta perserisni. Ata qe ju mbeshtesin nuk do ta vene re kete detaj.



Bricjapi

Ndonje ceshtje e vogel e pazgjidhur mund tju irritoje shume sot. Duke pare dhe gjendjen tuaj te ndjeshme keto kohe, do te perjetoni mjaft stress.


 

Ujori

Megjithese dita e sotme do te kete ulje ngritje humori, nese do te merrni nje sjellje positive cdo gje do te kthehet ne favorin tuaj.



 

Peshqit

Sot mund ta shfrytezoni qetesisht kohen tuaj te lire, duke biseduar me nje mik ose duke ftuar dike qe nuk e shihni prej kohesh per dreke.


Wednesday, November 22, 2017

Çfarë thotë shkenca për dashurinë

Dashuria në shikim të parë është e mundur. Ndoshta nuk do ta doni personin përkatës, por është e mundur që të ndieni një ndërlidhje pasionante. Truri i juaj fillon të lirojë hormone të dashurisë në çastin kur e vëreni dikë që ju pëlqen.

Një studim ka treguar se dashuria ndikon në trusi droga. Ajo e nxitë punën e të njëjtave pjesë të trurit sikurse edhe kokaina.
Për obsesion ka arsyetim
Shkencëtarët italianë kanë konstatuar se sjellja obsesive, të cilën shumë njerëz e ndiejnë në fillim të marrëdhënies, është pasojë e zvogëlimit të serotoninës në trup. Lajmi i mirë është se nivelet e serotoninës kthehen në nivele normale pas gjashtë muajve kështu që sjellja obsesive zbutet në mënyrë të konsiderueshme.
Rënia në dashuri ka të bëjë vetëm me hormonet
Kur jeni të bindur që jeni dashuruar në etikë, duhet ta dini se në pyetje janë vetëm hormonet, Trupi i juaj vërshohet me dopaminë dhe norepineftinë, të cilat e krijojnë ndjenjën e euforisë. Prandaj dëshironi të flisni gjithë natën, dëshironi të jeni gjithë kohën së bashku dhe ta ndani çdo moment së bashku. Rënia në dashuri është edhe rezultat i adrenalinës, e cila i stimulon rrahjet e shpejta të zemrës, kur jeni në afërsi të personit që ju pëlqen.
Era e djersës së mashkullit me të cilin jeni në lidhje do të duhej t’ju pëlqente
Edhe pse ndoshta nuk do t’ju shkojë ndërmend t’i merrni erë të dashurit tuaj ndërsa është i djersitur, studiuesit theksojnë se do të duhej ta bënit këtë. Nëse ju pëlqen era e djersës së tij, sistemet tuaja imunitare nuk përputhen, apo janë të ndryshëm dhe fëmija do të ketë një sistem më të fortë imunitar.
Jeni tërheqëse për meshkujt ndërsa ovuloni
Studime të shumta kanë treguar se meshkujt në një farë mënyre e ndiejnë ovulimin dhe se femra që ovulon është jashtëzakonisht tërheqëse për ta. Kur meshkujt i kanë nuhatur bluzat e femrave, më tërheqëse ishte era e bluzave të femrave që kanë ovuluar.
Kur ovuloni për ju do të jenë më tërheqës meshkujt më burrërorë
Nofulla dhe faqet e theksuara janë më tërheqëse për femrat derisa ato ovulojnë. Këto janë disa nga shenjat e nivelit të lartë të testosteronit. Gjithashtu, në masë të madhe do t’ju tërheqë sensi i mirë i humorit, që është një nga shenjat e inteligjencës, gjë që është një avantazh shtesë në krijimin e familjes.
Testosteroni është afrodiziak
Vetëm testosteroni rrit dëshirën seksuale tek meshkujt dhe femrat. Edhe pse në trupin e mashkullit ka më shumë, në krahasim me atë të femrës, kjo nuk do të thotë se ai është më pak i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin seksual tek femrat.
Dashuria është si varësi
Studimet kanë treguar se tek varësia e drogës dhe dashurisë aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit. Gjithashtu janë të pranishme reagimet e ngjashme tek dëshira për drogë, si dhe dëshira për personin që e doni dhe në të cilin jeni të dashuruar. Personat të cilët janë të dashuruar gjithashtu tregojnë simptoma klasike të varësisë – ata e duan gjithnjë e më shumë personin në të cilin janë të dashuruar.
Anët e kundërta nuk tërhiqen
Një studim zbuloi se njerëzit i kërkojnë njerëzit që janë të ngjashëm me ta sa i përket arsimit, seksit, angazhimit për familjen, por edhe pamjen. Studimet kanë treguar se të vetmet të kundërta që mund t’ju tërheqin në një person tjetër janë tiparet që nuk i keni, por që do të donit t’i kishin, si vetëbesimi i madh, një ndjenjë e shprehur e humorit dhe qëndrimi pozitiv.

Kremi pudër: Si të zgjedhim nuancën e duhur Këshilla për të mbuluar defektet e vogla



Këshilla për të mbuluar defektet e vogla

Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një make up-i të bukur dhe perfekt. Nëse do të shohim lëkurën do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme.

Ndaj këshilla themeltare për zgjedhjen e pudrës që i përshtatet fytyrës suaj, dhe që gjithnjë do t’ju lejojë të jeni perfekte dhe me një make up të bukur, është të zgjidhni një pudër me një nuancë të ngjashme me atë të lëkurës suaj.

Në këtë rast duhet të keni parasysh se lëkura gjithnjë tenton të ketë një ngjyrë që anon ose nga e verdha ose e kuqja. Këto janë dy nuancat bazë të pigmentit të lëkurës.

Duhet të tregoni kujdes të veçantë në zgjedhjen e tonit të duhur, dhe për këtë duhet të vëreni me kujdes nuancën që ka lëkura juaj në pjesës e nofullës, afër qafës. Kështu do të dalloni nuancën reale të lëkurës suaj, në mënyrë që të zgjidhni edhe tonin që ju përshtatet më shumë.

Ndaj, zgjidhni një pudër me ngjyrë identike apo shumë të përafërt me atë të lëkurës suaj, nëse nuk doni të dukeni sikur keni vënë një maskë në fytyrën tuaj. Toni i përshtatshëm gjithnjë duket shumë natyral dhe perfekt. Por krahas ngjashmërisë së saj me lëkurën tonë, nuk duhet të hiqni dorë edhe nga tendencat e tonaliteteve.

Për këtë sezon më shumë në modë është tonaliteti i ‘shkëlqyeshëm’, me mikropigmente që reflektojnë dritën ose ato që kanë një ton mat. Por gjithsesi, pavarësisht modës dhe tendencave të reja, nuk duhet të harroni asnjëherë të përdorni një nuancë të përafërt me atë të lëkurës suaj.

Ndërkohë që nuancat e saj mund të ndryshojnë edhe në varësi të rastit dhe ditës. Kështu make up-i juaj duhet të ndryshojnë gjatë ditës dhe rasteve speciale, festave, mbrëmjeve, etj. Një këshillë është që gjatë ditës të përdorni një pudër të shkëlqyeshme dhe në mbrëmje një tonalitet mat, ose e kundërta, pasi, kjo është në varësi edhe të preferencave tuaja.

Pudra sipas llojit të lëkurës

Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Një jetë e ushqyeshme dhe kujdesi në higjienën e saj ndikojnë pozitivisht në lëkurë. Duhet të tregoni kujdes gjatë pastrimit të thellë të saj çdo mëngjes dhe mbrëmje, para lyerjes.

Për të dalluar llojin e pudrës që duhet të përdorni duhet të vëreni gjendjen e lëkurës suaj në mëngjes, sapo jeni zgjuar. Në përgjithësi, nëse keni një lëkurë normale, mund të përdorni çdo lloj pudre, pasi kjo lloj lëkure është e ngjyrosur, kompakte dhe kurrë nuk është e yndyrshme.

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, atëherë këshillohet të përdorni dy pudra të ndryshme, një pluhur për zonat e yndyrshme dhe një pudër krem për zonat e tjera të lëkurës. Kombinimi i tyre sjell edhe një rezultat të mirë dhe më rezistent.

Ndërkohë që për lëkurën e thatëkëshillohet që, fillimisht të hidratohet lëkura dhe të zgjidhni një pudër me bazë uji, që ndihmojnë lëkurën të jetë e mbrojtur dhe e butë.

Në rast se keni një lëkurë me akne, duhet të përdorni produkte që nuk e acarojnë lëkurën.

Duhet të tregoni kujdes me zgjedhjen e pudrës, pasi kjo lëkurë mund të jetë ose e yndyrshme ose e thatë. Në një rast të tillë idealja është përdorimi i një korrektori për të mbuluar defekte të vogla dhe më pas aplikimi i pudrës.

Këshilla për aplikimin e duhur

Dhe, ndërsa keni zgjedhur nuancën dhe llojin e pudrës që i përshtatet më së miri lëkurës suaj, një hap shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i tij. Një nga pyetjet që në këtë rast bëhen më shpesh, është se a mund të përdoret pudra çdo ditë apo vetëm me raste të veçanta.

Realisht, nuk ekziston asnjë rregull. Gjithçka varet në dëshirën tuaj për ta përdorur atë, nga rezultati që doni të keni me make up-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me një fjalë, jeni të lirë për të vepruar.

Në fakt, kremi pudër, përveçse një mbulues i mirë i defekteve është edhe një mbrojtës i mirë i lëkurës nga faktorë atmosferikë si smogu apo ndryshimet e temperaturës, ndaj edhe një rregull i mirë që bazohet në këtë është përdorimi i tij i përditshëm. Në këtë rast duhet të zgjidhni një nuancë të çelur për ditën dhe më të thellë për mbrëmjet.

Tashmë, nuk është më e nevojshme që krahas kremit pudër të përdorni edhe pudrën, vetëm në rast kur lëkura juaj është shumë e yndyrshme dhe pudra mund të ndihmojë në mbulimin me efektet shkëlqim që mund të marrë fytyra kur përdorni vetëm kremin pudër.

Por si ta aplikojmë kremin pudër me sfungjer apo me gishta?

Në fakt, ekziston diçka e tretë. Idealja është të përdorni penelin për kremin pudër. Është më i lehtë, më praktik, shumë më i mirë gjatë shpërndarjes së kremit pudër dhe nuk bëhesh as pis. Me qime sintetike ai është i përshtatshëm si për fytyrën, ashtu edhe për pjesë të tjera të trupit. Është i përshtatshëm si në rast se pudra që keni zgjedhur është pluhur, krem apo likuid.

Por gjithsesi, edhe sfungjeri, edhe gishtat janë një mënyrë e mirë për aplikimin e tij. Por, edhe kjo është në dëshirën tuaj. Këshilla që ju japim është përdorni më mirë penelin